Historia e trishtë e Mimoza Beqarit nga Korça, nënë e 3 fëmijëve, u transmetua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Shumë vite më parë, Mimoza, së bashku me bashkëshortin, emigroi në shtetin italian.

Jetuan atje për 15 vite, lindën dhe rritën vajzat, por teksa mendonin se gjithçka po shkonte shumë mirë, ju vjen një letër, e cila i lajmëron se duhet të largoheshin, pasi dokumentet e tyre nuk do të rinovoheshin.

Ky lajm do t’i shokonte e do iu kthente përmbys gjithë jetën. Sipas Mimozës, kjo ishte një padrejtësi shumë e madhe ndaj tyre pas gjithë atyre viteve kontribut në atë vend. Rikthimin në Shqipëri e kanë përjetuar më keq vajzat, të cilat nuk njohin mirë as gjuhën shqipe.

Përveç përshtatjes, ata po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe mendjen e kanë ende pas, duan të gjejnë mundësinë e rikthimit në Itali, vendi ku kishin ndërtuar gjithë jetën e tyre.

Rrëfimi:
Mimoza Beqari: fshati ku jetojmë ne është një fshat i vogël, po kemi qënë shumë vite në Itali dhe fëmijët nuk janë mësuar. Vajza e madhe ishte 4 vjet kur kemi ikur dhe tani është 18 vjeç, nuk do fare të dali është izoluar dhe jo vetëm ajo por as dy vajzat e tjera nuk duan të dalin fare nga shtëpia, s’duan as të ikin ën shkollë sepse nuk janë mësuar.

Ishim në Greqi fillimisht me dokumente çdo gjë në rregull, vajza e madhe ikte me majat e gishtërinjve të këmbës dhe na thanë mjekët atje që duhet të shkoni në Itali sepse nuk bëhet kjo në Greqi, ikëm për të shëruar vajzën. Shkuam atje me dokumentet greke, s’na i pranuan na thanë do shkoni të bëni dokumentet dhe na regjistruan si të hyrë në mënyrë jo të rregullt, u regjistruam me emrat tanë.

Ne nuk e dinim gjuhën italiane, duhej ndihma e dikujt të na përkthente, shkuam në San Salvo, nga Patra deri në bari udhëtuam me traget. Kishim dhe makinën tonë me dokumente të rregullt greke dhe shkuam tek kushërira e Thanasit. Morëm shtëpi me qira pastaj shkuam në disa spitale për vajzën derisa gjetëm të duhurin. Burri gjeti një punë, bënte oxhaqe, punoi 5 vite atje. U munduam që të bënim dokumentet, por ata s’na lejuan. Në 2000 lindi vajza e dytë. gjatë shtatzënisë më dhanë një leje 6 mujore, pastaj u lidhëm me një avokat dhe u paraqitëm tek gjykata e minorenëve, na e dhanë lejen e qëndrimit për 1 vit. Burri i kërkoi në atë kohë pronarit që ta fuste me dokumente të rregullta, por ai s’pranoi. Gjykata na i dha edhe dy herë të tjera, një herë për 1 vit dhe një herë tjetër për 2 vite.

Duhej të vazhdonim me dokumentet, por burri denoncoi tek zyra e punës pronarin sepse ai e linte në të zezë nuk i bënte dokumentet. Zyra e punës atje i gjeti një punë tjetër. Filluam të merremi me dokumentet, shkuam të pyesnin, na thoshin “gjeni avokat, s’do ju rinovohen dokumentet, na bënin presion me fjalë të ndryshme”.

Mimoza: Shtëpinë me qira na e gjeti kushërira e burrit, e mori në emrin e burrit të saj. pronarin e denoncuam se e mbajti për 5 vite në të zezë Thanasin dhe më pas e pushoi edhe nga puna, në atë moment ne e denoncuam. kishim 3 fëmijë dhe unë isha pa punë.

Thanasi: Nuk ndodhi asgjë mes meje dhe pronarit, më çoi në shtëpi dhe s’më mori më në punë, nuk më dha asnjë motiv pse më la pa punë. Ai u dënua me 30 mijë euro për çështjen time. Fituam më pas të drejtën e punës të përhershme.

Mimoza: Avokati na thoshte “duhet të ikni në vendin tuaj, këtu s’ka vend për italianët e jo më për ju, shkoni në vendin tuaj…. kishte shumë shqiptarë të tjerë në atë zonë, por ata ishin me dokumente. Italianët silleshin shumë keq me ne.

Thanasi: Jo vetëm neve, me të gjithë shqiptarët ishin racistë.

Mimoza: Pastaj ndryshuam zonë ikën që andej, edhe atje sjellje e njëjtë ndaj nesh, mendoj që ka lidhje fakti që denoncuam pronarin. Burri mbeti pa puna pastaj, s’kishim mundësi të paguanin as qiranë asgjë, kemi qëndruar edhe pa drita. Pastaj erdhi policia na mori në kuesturë më pas na çuan në aeroport. Zumë 2 avokatë gjatë asaj kohë që të qëndronim, por ata s’bën asgjë, na morën lekët dhe na bënin presion “duhet të ikni” këtë na thoshin.

Thanasi: Unë hyra në unë me kontratë të përhershme dhe unë s’duhej të pushohesha nga puna. Unë u detyrova të shkoja, sepse nënkuestori i ka çuar dokument pronarit që ne ishim të paligjshëm. Edhe pronari i dytë i imi u dënua për shkak se po më mbante mua në punë.

Mimoza: Ne kishim shtëpinë tonë, kontratë të përhershme pune, kemi bërë 2 fëmijë atje. Kur vendosën të na largonin atëherë ne e apeluam, por përgjigjem se kemi marrë ende sepse sipas avokatit çështja është ende në gjyq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb