Tragjedia me 21 të vrarë në një shkollë fillore në Texas, prej dy ditësh është në qendër të mediave botërore.

CNN sjellë dëshminë rrëqethëse të 11-vjeçares Miah Cerrillo, një nga të mbijetuarat e masakrës në shkollës fillore Robb në Uvalde, e cila ka treguar se si ka mundur t’u shpëtojë plumbave të agresorit.

Mes frikës së autori mund të rikthehej, e mitura është lyer me gjakun e shokut të saj dhe është shtrirë në tokë duke pretenduar se kishte vdekur.

Miah Cerrillo foli ekskluzivisht për CNN për përvojën e saj të tmerrshme atë ditë brenda klasës ku ndodhën të shtënat masive që vranë 19 nga shokët e saj të klasës dhe dy nga mësuesit e saj.

Miah tha se ajo dhe shokët e saj po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në një klasë të përbashkët nga dy mësuese, Eva Mireles dhe Irma Garcia.

“Njëra nga mësueset pasi dëgjoi se kishte të shtëna, shkoi të mbyllte derën, por agresori ishte aty dhe qëlloi nga dritarja e vogël e derës”, rrëfeu Miah.

Ajo tha për CNN se ai “e pa në sy njërën nga mësueset, sikur i tha ‘Natën e mirë’ dhe më pas e qëlloi atë”.

Autori hapi zjarr, duke qëlluar mësuesin tjetër dhe shumë nga fëmijët e tjerë që ndodheshin në klasë. Miah tha se plumbat kaluan pranë saj, por për fat nuk e kanë prekur në trup. Pas ngjarjes kanë qenë vetë fëmijët që kanë marrë telefonin e njërës prej mësuesve, tashmë pa jetë, dhe kanë telefonuar policinë.

Në dëshminë e saj, Miah thotë se nga frika se autori do të rikthehej, leu duart e saj me gjakun që dilte nga trupi i shokut të klasës, dhe më pas e përhapu në trupin e saj. Pas kësaj, ajo thotë se u shtri dhe qëndroi pa lëvizur, në mënyrë që autori të mendonte se e kishte vrarë.

Edhe pse e vogla mrekullisht u shpëtoi plumbave, prindërit e Miah pohojnë se ajo është në periudhë shoku dhe psikologët po kujdesen për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: