KORIDHALOS

Policia greke ka kryer kontrolle në disa qeli në zonën “B” në burgun e Koridhalos, duke gjetur një sërë mjetesh të ndaluara, duke nisur nga levat e hekurit, zarat, por edhe letra të pokerit.

Mediat greke njoftojnë se në burgun ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë, u sekuestruan 110 litra raki të prodhuar në kushte artizanale, disa shufra hekuri, kuti çipsash për lojë pokeri, një shpatë si edhe materiale të tjerë të ndaluara, përfshi edhe disa televizorë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kontrolli u krye pas sinjalizimeve se të burgosurit po bëheshin gati të festonin natën e Ndërrimit të Viteve me alkool dhe lojë pokeri.

Burgi i Koridhalos është vendi ku vuajnë dënimin një numër i madh të burgosurish për krime të rënda në Greqi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb