Robert Levandovski vazhdon me nota proteste kundër politikave të Bajernit për të marrë një sulmues. Gjatë konferencës për shtyp dy ditë para startit të fazës së dytë të Bundesligës, sulmuesi polak flet për fazën përgatitore, Vidalin, idetë e reja të Guardiolës, Premier Ligën si dhe planin e Bajernit për të marrë një bomber, ku përflitet Gonzalo Higuain.

Ndërsa Bekenbauer zbulon se Levandovski është një kandidat për Realin. Leva: Bajerni më ka mua – “Nuk më nervozon kjo temë, por përse duhet të vijë dikush kur jam unë këtu? Unë jam përgatitur të zhvilloj edhe 60 ndeshje në sezon. Kjo nuk përbën problem për mua sikur të vijë Higuain apo ndonjë sulmues tjetër. Pozicionin nuk ma merr njeri, pasi kam besim tek aftësitë e mia”, nënvizoi Levandovski, duke shtuar më tej për temat e tjera:

“Vidal? Ai ka karakter të fortë dhe punon shumë për ekipin. Ai lufton për të na gjetur hapësira të reja. Si në ofensivë dhe difensivë luan shumë mirë. Kjo është zemra jonë e fortë. Agresiviteti i tij i duhet skuadrës. Idetë e Guardiolës? Vërtet ne kemi provuar ide të reja.

Ndonjëherë mëson detaje të vogla, që nuk i ke vënë re direkt. “Më pas, ai jep mendimin e tij si për stilin e lojës, Premier Ligën dhe golashënuesin më të mirë:“Qëllimi ynë kryesor nuk duhet të jetë dominimi në çdo ndeshje duke zotëruar topin 80%. Ne duhet të shënojmë gola”, përfundoi Levandovski.

Bekenbauer e çon te Reali – Presidenti i nderit të Bajernit, Franc Bekenbauer, në komentin e tij për “DPA” zbulon se Leva ka kontakte me “galaktikët”. “Robert Levandovski është kandidat i mundshëm për Realin, ndërsa Tomas Myler është i lindur vetëm për Bajernin. Ai është një figurë e rëndësishme për ne dhe fansat bavarezë”, komenton kajzeri.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: