Espanyol i ka hequr nga dora në minutat e fundit 3 pikët skuadrës së Levante-s, ekipi ku luan Armando Sadiku.

Në pjesën e parë loja ishte e barabartë por episodi që ishte për t’u evidentuar ishte përplasja mes Sadikut dhe portierit të Espanyol, Diego Lopez. Ish-gardiani i Real Madrid dhe Milan mbeti me pasoja nga përplasja me shqiptarin, duke u larguar nga loja me barelë dhe duke përfunduar në spital. E gjitha ndodhi në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës Sadiku nuk zbriti në fushë pasi u zëvendësua nga trajneri pasi po ashtu si edhe Lopez mbeti i dëmtuar.

Në minutën e 55-t Morales nderoi Levante-n duke kaluar në avantazh, por goli i miqve në minutën e 91-t do të hiqte 3 pikët, duke e lënë Levante-n shumë afër zonës së rrezikut.

Kujtojmë se Sadiku pas debutimit ndeshjen e kaluar nuk u grumbullua nga trajneri i Levante-s, ndërsa sot sërish jo çdo gjë ka shkuar mirë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb