Te Barcelona besojnë se kanë vepruar në përputhje me rregulloren e Kupës së Mbretit, në lidhje me e futjen e lojtarit Chumi kundër Levantes, por kundërshtarët e tyre kanë njoftuar se do të apelojnë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), pikërisht në Komitetin e Apelit.

Ankesa do të bëhet pasi sot gjyqtari i komitetit të konkurrencës në FA spanjolle vendosi të premten që ankesa e tyre të hidhet poshtë për shkak të afateve. Shorti është hedhur dhe Barcelona do të përballet me Sevillan.

Por për Levanten që humbi me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Barcelona, kjo nuk ka mjaftuar dhe do ta apelojnë. “Levante dëshiron të informojë se pas gjykimit të bërë nga gjyqtari i vetëm i konkurrimit, i cili deklaroi se nuk ka pasur ndonjë problem me FC Barcelonën që ka futur një lojtar pa të drejtë loje”.

“Levante do të apelojë këtë pasdite në Komisionin e Ankesave të federatës në mënyrë që komisioni të mund ta zgjidh çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e klubit, shkruan tg.

El Mundo zbuloi fillimisht më 10 janar se Chumi nuk kishte të drejt loje. Kjo pasi ishte i pezulluar me ekipin e Barcelona B. Presidenti i klubit, Quico Catalan, thotë se rregullat janë thyer nga gjigantët katalanas. “Ka prova të forta dhe ne e miratojmë të drejtën gjyqësore. Ne do të shterojmë të gjitha rrugët ligjore në këtë rast”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb