Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri lë të kuptohet se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.

Deputeti opozitar Halit Valteri ka publikuar në Facebook një logo si dhe emrin e partisë së re ku do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë, pjesë e së cilës nuk dihet ende kush do jetë.

Të shumtë janë ata që i urojnë suksese në rrjet.

  • foto galeri

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri dy muaj më parë deklaroi se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. Valteri tha se do ishin 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat pjestarët e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: