Largimi i Nagelsmann nga stoli i Bayern Munchen ka surprizuar jo pak persona të botës së futbollit. Edhe pse bavarezët ishin në lojë në të gjitha kompeticionet më të mëdha, sërish nuk mjaftoi për drejtuesit, të cilët e shkarkuan trajnerin.

Një prej lojtarëve që është habitur shumë nga ky vendim është ylli i Real Madrid, Toni Kroos (Dikur pjesë e kampionëve të Gjermanisë).

“Nëse kjo është ajo që ata mendojnë se është e drejtë nga pikëpamja sportive atëhere mirë. Por për një moment mendova se ai do të qëndronte. Deri një javë më parë ata e mbështesnin atë, nuk është normale. Ka pasur kritika në të shkuarën për të, por ishin të gjithë të bashkuar për ta mbështetur, veçanërisht presidenti Hainer, i cili u ekspozua si kurrë më parë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb