TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha është vlerësuar sot me dekoratën e Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Dekorimi për Berishën është dhënë për kontributin e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990.

Motivacioni i Presidentit për dekoratën:
“Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist.
Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro­atlantike”.

(el.sp/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb