Egzon Binaku nuk do të jetë më një lojtar i Malmos. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndryshuar ekip, por jo kampionat, teksa ka lëvizur brenda ligës suedeze, por kësaj radhe do të luajë në radhët e Norrshëpingut.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi, ku ka prezantuar Binakun nëpërmjet një videoje në profilin zyrtar në Instagram. Egzon Binaku iu bashkua Malmos në vitin 2017 dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 20 ndeshje me fanellën e kaltër.

Vetë lojtari e ka komentuar kështu largimin e tij për te Norrshepingu: “Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re. Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua ti falënderoj të gjithë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb