Luciano Spalletti kërkon të marrë Miralem Pjanic te Napoli. Boshnjaku ndodhet në një labirint, prej nga po mundohet ta nxjerrë edhe ish-trajneri i tij te Roma. Luciano Spalletti e mori në telefon, duke menduar për të: “A do të donit të vinit te Napoli…”

Pjanic, i cili është pa hapësira te Barcelona (30 ndeshje, por në realitet 1295 minuta lojë), u befasua dhe u tundua nga mundësia. Sidoqoftë, paga që merr në “Camp Nou” nuk i sigurohet dot nga Napoli.

Prandaj mëdyshjet e boshnjakut janë të mëdha. Mes parave dhe aktivizimit duhet të zgjedhë shpejt, sepse fundi i gushtit dhe mbyllja e merkatos nuk janë larg. Ndoshta Barcelona mund të shtojë diçka në rrogë dhe ta japë në huazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb