Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia tabaku ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se ‘më në fund Kosova nuk është ishulli izoluar i Europës por një hap më afër në integrimin’.

“Vendimi për Kosovën ?? & qytetarët e saj për të udhëtuar pa viza në BE ??është i duhuri por i vonuar në kohë!

Më në fund Kosova loke nuk është ishulli izoluar i Europës por një hap më afër në integrimin.

Nuk ka zgjerim të BE në BP pa Kosovën pjesë të procesit!”, ka shkruar Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: