Babai i këngëtares së famshme Britney Spears, Jamie, ka paraqitur një kërkesë të papritur në Gjykatë. Ai i lutet Gjykatës që të shqyrtojë edhe njëherë kërkesën e vajzës së tij për heqjen e kujdestarisë.

Me këtë lëvizje që i ka habitur të gjithë, Jamie Spears, i cili është ruajtësi i pasurisë së vajzës së tij, shprehet se është e drejta e Britney-t që kjo Gjykatë tani të verifikojë seriozisht nëse kjo kujdestari nuk vlen më.

“Rrethanat e Britney Spears kanë ndryshuar në atë masë sa që mund të mos jetë as nevoja për një kujdestari të tillë”, shkruan ai, i cili shton se nuk është as i nevojshëm një vlerësim i ri psikologjik pasi edhe vetë këngëtarja refuzon ta bëjë.

Kujtojmë se 39-vjeçarja e famshme, është përpjekur prej kohësh që ta heqë babanë e saj nga kujdestaria dy herë gjatë vitit të fundit, duke thënë se ai po e kontrollon më shumë seç duhet e se ajo nuk e ka më të nevojshëm këtë kontroll 13-vjeçar.

“Zonja Spears i tha kësaj gjykate se ajo dëshiron kontrollin e jetës së saj përsëri, pas shinat e sigurisë së një kujdestari. Ajo dëshiron të jetë në gjendje të marrë vendime në lidhje me kujdesin e saj mjekësor, duke vendosur kur, ku dhe sa shpesh të marrë terapi. Ajo dëshiron të kontrollojë paratë që ka fituar nga karriera e saj dhe t’i shpenzojë ati pa mbikëqyrje”, thuhet në një kërkesë të bërë në një gjykatë në Los Angeles nga ana e këngëtares së famshme.

Kjo e fundit dëshiro gjithashtu që të jetë në gjendje të martohet dhe të ketë sërish fëmijë. Me pak fjalë, ajo dëshiron që të jetojë jetën e saj ashtu si ajo zgjedh, pa kufizimet e një kujdestari ose procedimi gjyqësor.

Kujtojmë se Britney pretendon se kujdestaria e saj ishte ‘abuzive’ dhe se nuk i lejohej as të shikonte fëmijët e saj apo të lindte të tjerë pa lejen e babait.

Avokati i saj i sapoemëruar, Mathew Rosengart, paraqiti në gjykatë një kërkesë për ta zëvendësuar Jamie Spears me një kontabilist profesionist. Rosengart argumentoi se Jamie Spears nuk po vepronte në interesin më të lartë të vajzës së tij dhe e akuzon se ai mund të ketë keqpërdorur financat e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb