Ende pa nisur mirë sezoni, po mendohet për lëvizjen e parë te trajnerët. Dy humbje në dy ndeshjet e para të Premier League në Angli e bëjnë Mikel Artetën në rrezik shkarkimi nga pankina e Arsenalit.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, në rast shkarkimi të Artetës “topçinjtë” e Londrës ëndërrojnë Antonio Konten në pankinë, i cili u largua nga Interi edhe pse e shpalli kampion pas 11 vitesh mungesë.

Vështirë se ish-trajneri i Interit, Juventusit, Çelsit dhe i Italisë të pranojë Arsenalin pas refuzimit të milionave të Tottenhemit. Për më tepër, Arsenal vështirë të luftojë për një trofe, madje edhe pjesëmarrja në Champions do të jetë tepër e vështirë.

Mikel Arteta hyri në sezonin e tij të tretë nën drejtimin e Arsenalit dhe e ardhmja e tij, sipas mediave britanike, është në dyshim. Për më tepër, Arsenal këtë vit nuk merr pjesë as në Evropë.

Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë me Manchester Cityn dhe një humbje e radhës mund të përshpetojë shkarkimin e trajnerit spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb