TIRANE- Nuk kishin kompiutera, ndoshta mund të gjenin vetëm ndonjë makinë shkrimi. Por gjithmonë ishin të papërtuar… Të organizuar për të sjellë ndryshimet në vend. Ndaj fotot më poshtë ‘flasin’ qartë për atë kohë.  Këto foto iu kujtojnë studentëve të dhjetorit të vitit 1990 mënyrën se si organizoheshin për të krijuar strukturat e para politike, gjatë viteve të fundit në sistemin komunist… Në këto dokumente studentët duhet të shpërndanin frymën e re ngado.. Në një postim në rrjetin social Facebook Artan Lame, një nga ish-studentët e dhjetorit ka publikuar disa dokumente në kujtim të Ditës së Rinisë, 8 dhjetorit. Po kështu në një status që shoqëron këto foto ai shkruan ‘Sipas traditës, sot veteranët e Lëvizjes Studentore i treguan pioniereve dhe masave punonjëse,  kujtime nga ditët e zjarrta të revolucionit. Sa u gëzuan pionieret dhe masat punonjëse nga këto kujtime, që na tregojnë heroizmin e atyre që sakrifikuan rininë e tyre për ditët e bukura që gëzojmë sot. Thashë të sjell edhe unë, jo kujtime por ca dokumente personale të atyre ditëve plot ëndrra’-shkruan Lame. Ja disa nga fotot që tregojnë diçka më shumë për studentët e dhjetorit…

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: