Në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, po diskutohet në lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, ditë kjo kur studentët përmbysën regjimin diktatorial në vitet ’90.

I ftuar në studio anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike dhe Sekretari për Diasporën në këtë parti, Indrit Hoxha, u shpreh se pas 32 vitesh demokraci, në 32-vjetorin e  Lëvizjes së studentëve, nuk mund të themi që kemi përparuar apo plotësuar kërkesat e tyre për liri, demokraci dhe një Shqipëri si e gjithë Europa, por se janë bërë hapa pas, referuar këtu ikjes masive të të rinjve nga vendi.

Hoxha u shpreh se në një vend ku prona grabitet apo i vihet tritoli, ku ministra e anëtarë kabinetesh janë në burg apo akuzohen për afera, e ku kryeministri akuzohet se ë këtë vend po pastrohen paratë e karteleve të drogës, nuk mund të jetë një vend demokratik, siç studentët e dhjetorit e dëshiruan.

“Largimi i shqiptarëve nga vendi, fatkeqësi e madhe dhe problemi më i madh i vendit tonë
744 shqiptarë janë larguar nga vendi…
Të rinjtë po ikin me qindra çdo ditë, përgjegjësi e mazhorancës dhe opozitës. Sepse një opozitë që ka humbur 3 zgjedhje në kohën kur e drejtonte Basha, ka vrarë shpresën.
E dhimbshme që pas 32 viteve demokraci kemi bërë hapa pas. Studentë e pedagogët kërkuan Shqipërinë si Europa dhe demokratike, që tani nuk jemi.
Sepse në një vend që pronës i vihet tritol e kryeministri sillet si kryebandit, nuk mund të jetë demokratik.
Në një vend që ministra e zyrtarë të lartë janë në burg për afera, nuk mund të jetë demokratike.
Në një vend ku kryeministri akuzohet se në Shqipëri po pastrohen paratë e karteleve të drogës, nuk mund të jetë demokratik”, tha Hoxha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb