Lëvizja ‘Vatra’ deklaroi se qeveria serbe ka arrestuar banorët e Bujanocit dhe u konfiskuan dokumentet për kalimin e kufirit për në Luginën e Preshevës.

Sipas Vatrës, këto veprime autoritetet serbe po i bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi. “Pas arrestimit ata [shqiptarët] dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Më tej thuhet se viktima të këtij veprimi të Serbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit. “Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë”.

“Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb