Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar sot një video nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit në Tepelenë.

Bëhet fjalë për KZAZ nr.79, teksa numërimi i përket ditës tjetër pas votimit. Sipas LVV, anëtarët e grupit numërues kanë vendosur shenja X në fletët e votimit sipas dëshirës.

Kjo gjë është denoncuar dhe më herët nga LVV, e cila kërkon nga KQZ marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekje penale nga organet e drejtësisë.

“Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral
Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.
E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.
Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.
Tiranë, 11 maj 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb