Meghan Markle po përpiqet të qetësojë situatë pasi Dukesha thuhet se i ka kërkuar mbretit Charles III një takim përpara kthimit të saj në Kaliforni.

Një ekspert mbretëror bëri zbulime të bujshme në lidhje me këtë diskutim mbi çështjet thelbësore mbretërore të këtij takimi.

Komentatori Neil Sean në kanalin e tij në YouTube pohoi se Meghan shpreson të ketë një takim me monarkun 73-vjeçar.

“Me sa duket, ajo tani do të donte, përpara kthimit të tyre në Kaliforni, të kishte një takim ‘kokë më kokë’ me Mbretin Charles III,” tha eksperti.

“Sipas atij burimi, kjo kërkesë është bërë me një letër zyrtare” shtoi burimi.

“Në thelb, sipas kësaj letre, ajo mendon se do të ishte një mundësi për të qetësuar situatën, për të ndarë të drejtat nga gabimet dhe për të shpjeguar disa nga arsyetimet pas asaj që ata kanë bërë gjatë dy viteve të fundit,” tha Neil.

“Sinqerisht, ne nuk e kemi idenë nëse kjo do të realizohet… Por unë mendoj se është një lëvizje shumë e guximshme për Meghan,” tha komentuesi Sean.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb