KOSOVA

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi kërkohet prej kohësh nga disa skuadra por tashmë në horizont ka dalë edhe Leicester City.

Ish- kampionët e Anglisë janë në kërkim të një sulmuesi dhe vetë mediat afër klubit konfirmojnë se ka një interesim për Muriqin i cili momentalisht është tek Fenerbahçe në Turqi.

Fenerbahçe kaloi një sezon jo të mirë këtë vit në Turqi por Muriqi duket drejt largimit. Përveç Manchester United dhe Totenham, duket se Leicester është një pistë e mundshme e sulmuesit.

Në rast kalimi tek Leicester Muriqi mund të kompletonte dyshen e sulmit me Jamie Vardy i cili këtë vit fitoi ‘’Këpucën e Artë’’ në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb