Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur sot disa ndryshime në radhët e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se janë larguar nga detyra drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

“BalkanWeb” mëson se kreu i ri i Policisë Rrugore është emëruar Edmond Targaj, i cili më parë ka qenë drejtor i Policisë së Dibrës, ndërsa aktualisht ishte shef sektori te FLO. Ndërkohë, në vend të Marës është emëruar Erigert Mitri, i cili ishte shefi i Komisariatit të Fierit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb