TIRANË

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër. Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.
Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar, ndërsa Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb