Një tjetër ndryshim në radhët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mësohet se me urdhër të kryeministrit Edi Rama është larguar nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko.

Në vend të tij është emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Nuk dihen arsyet e shkarkimit të zëvendës ministrit, Enis Aliko, i cili me profesion është inxhinier i naftës. Ndërkohë kjo është katërta lëvizje në këtë ministri apo institucionet e varësisë.

Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë DH Albania e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb