Në mënyrë të papritur, Victor Osimhen zgjedh Stambollin për të vijuar karrierën, transferohet te Gallatasari, një lëvizje surprizë në orët e fundit të merkatos, por që duket si një bekim për të gjithë palët. Napoli e kishte nxjerr në shitje, ishte jashtë planeve të Contes, ndërsa lojtari kërkoi me insistim një klub të rëndësishëm për të vijuar karrierën, por klauzola e tij e lartë bëri që ekipet e interesuara si PSG apo Chelsea të tërhiqeshin.
Osimhen gjeti zgjidhje në Stamboll, një huazim i thatë deri në fund të sezonit. Osimhen do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon. Me dhjeta mijë tifozë kishin zbarkuar në aeroport duke i rezervuar nigerianit një pritje të pabesueshme, një atmosferë elektrizuese e cila bëri për vete lojtari:
“Kjo është një atmosferë e pabesueshme. Është një ndjesi fantastike të jem këtu përpara një prej tifozerive më të mira në botë. Mezi pres t’iu takoj sërish”, u shpreh Osimhen përpara turmës së tifozëve. Përpara se të transferohej te Gallatasari, Osimhen rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2027, ndërsa u ul edhe klauzola e largimit në 75-80 milionë euro.
(BalkanWeb)