Në mënyrë befasuese, e ardhmja e Marash Kumbulla mund të ndryshoj 180 gradë. Prej kohësh, për qendërmbrojtësin kuqezi janë në garë dy nga klubet më të rëndësishme në Serie A, Inter dhe Lazio por me sa duket kjo nuk është një garë dyshe pasi në valle për futbollin e kombëtares është futur dhe Roma. Sipas “Sportmediaset”, verdhekuqtë janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me dy lojtarë, Milik dhe Marash Kumbulla.

Roma Kumbulla
Roma Kumbulla

Për të parin është gjetur akordin me Napolin, një marrëveshje që në total kap shifrën 25 milion euro. Me transferim e Milik, drejtuesit e klubit Romës do të hidhen në sulm për të afruar në kryeqytet Marsh Kumbullën. Mbrojtësi i Verona dukej i destinuar të transferohej te Lazio por as Lotito e as Igli Tarën nuk arritën dot të kalonin pengesën e fundit. Duke parë vështirësitë për të rimarrë Smalling nga Man.United, Roma ka kthyer vështrimin nga Kumbulla. Kostot totale të këtij operacioni mund të shkojnë në 20 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: