Pas tërheqjes së trupave amerikane përgjatë vijës kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, ishin forcat kurde të YPG-së që u stacionuan aty duke bërë kështu që autoritetet turke të alarmuan dhe presidenti i këtij vendi kërkoi që të fillojë ofensiva kundër pastrimit të këtij terreni, që ndryshe njihet si “zona e sigurisë”, duke i lejuar kështu refugjatët të rikthehen në vatrat e tyre.

Por, tërheqja e trupave amerikane nga Siria me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, nga shumë analistë është parë si “dritë e gjelbër” për Ankaranë zyrtare që të fillojë një operacion ushtarak, që disa ditë më vonë edhe ndodhi dhe që u quajt “Burimi i Paqes”.

Mirëpo situata ndryshoi kur Washingtoni disa ditë më pas i kërkoi Turqisë që të ndërpret operacionin ushtarak, ku në anën tjetër Ankaraja refuzonte ta bënte një gjë të tillë, duke pretenduar se duhet pastruar terreni dhe të zmbrapsen forcat kurde të YPG-së që ky vend e konsideron si organizatë terroriste.

Por, pas rritjes së presionit amerikan dhe vizitës zyrtare të zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence dhe Sekretari Mike Pompeo në Ankara, filloi një takim mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në përpjekje për të arritur një marrëveshje për armëpushim, ku pas katër orëve bisedime edhe ndodhi.

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme është publikuar një letër e presidentit Trump dërguar homologut të tij turk, ku ndër tjera i referohet me fjalën “mos u bëj budalla”, gjë që ka zgjuar reagime të ashpra. E mediat ndërkombëtare kanë raportuar se presidenti Erdogan këtë letër më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.

Megjithatë, duket se kjo situatë e pakëndshme u tejkalua kur zëvendëspresidenti amerikan Pence pas takimit me Erdoganin, doli para gazetarëve duke thënë se është arritur një marrëveshje armëpushimi në verilindje të Sirisë, që do t’i jepte kohë të mjaftueshme forcave kurde të tërhiqen nga “zona e sigurisë” dhe të rikthehen refugjatët.

Kjo marrëveshje armëpushimi e arritur mes SHBA-ve dhe Turqisë do të zgjat për 120 orë, ku trupat amerikane do të ndihmojnë në tërheqjen e trupave kurde nga kjo vijë kufitare  mes Turqisë dhe Sirisë.

E pas këtij lajmi të mirë që e quajti presidenti amerikan, Pence deklaroi para gazetarëve se Trump është zotuar se do t’ia heq sanksionet Turqisë dhe nuk do t’i vë sanksionet e reja të paralajmëruara ditë më parë, nëse respekton armëpushimin.

Në anën tjetër Trump, përmes një postimi të bërë në Twitter ka falënderuar presidentin turk për vendimin e marrë duke shkruar se me këtë veprim janë shpëtuar miliona jetë njerëzish/Telegraf

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: