Pas aksioneve të vazhdueshme të zhvilluara nga uniformat në qytete të ndryshme janë çmontuar kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale, për të kontrolluar lëvizjet e policisë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se në total nga operacioni “Fijet” zhvilluar në qytete të ndryshme në vend, janë çmontuar mbi 400 kamera.

Gjithashtu theksoi se në zonat ku janë çmontuar kamerat, janë raportuar më parë edhe ngjarje kriminale.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: