Lëvizjet e bëra në Policinë e Shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se kryekomisari Ledio Ibrahimi, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës.

Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb