GREQI

Ministri plotësues i Jashtëm grek, Jorgos Katraugkalos ka komentuar ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Katraugkalos në një intervistë radiofonike, shprehet se mes dy vendeve ka patur një ftohje të klimës, ndërsa shton se është totalisht e riparueshme.

“Qe prej ngjarjes se ndodhur në Bularat, për arsye qe kryesisht kane te bëjnë me politikën e brendshme të vendit fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, e cila sipas meje është plotësisht e riparueshme. Përpjekja jonë është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”-tha ai.

Në vijim, gjatë diskutimit për çështjet e bashkimit europian, Jorgos Katrougalos ka theksuar se Athina është në favor të perspektivës europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Rruga drejt BE për Shqipërinë, do të thotë jo vetëm ndryshime në shtetin ligjor, por edhe mbrojtje e minoritetit grek. Ndaj fenomene të tilla, si ai i fundit, që është në thelb konfiskimi i pronës së minoritarëve grekë në zonën e Himarës, janë ndër gjërat që vendi fqinj duhet t’i rishikojë”- u shpreh ai.

Minister Grek

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb