Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia informon se dy mjete u përplasën në rrugën “Donald Trump”, e si rrjedhojë njëri prej shoferëve është plagosur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb