Policia ka vendosur në pranga 2 të rinj në Divjakë, pasi janë konstatuar duke drejtuar makinën pa patentë.

Ndërkohë, burime zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se është arrestuar edhe 44-vjeçari A. B., i cili është përfshirë në një aksident me një tjetër mjet. Burri është arrestuar se pas kryerjes së testit ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 19 vjeç, banues në Fier; D. B., 19 vjeç, banues në Divjakë; N. K., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin M. Q., 65 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi në dyqanin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit Z. H., 53 vjeç dhe S. M., 45 vjeç, banues në Patos, pasi janë kapur duke transportuar me mjetin tip “Ford” lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: