SHKODER-Policia e Shkodrës, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion blic për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa në pranga ka rënë një person. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatjon Boshnjaku, 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” u kap me një pistoletë.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona. Arrestimi i Boshnjakut u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb