TIRANË

Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar një 20-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Zyrtarisht bëhet e ditur se Policia ka marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës. Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez Muhamed Binali, 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: