ITALI- Një i ri shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane, pasi është kapur teksa udhëtonte me një makinë të vjedhur.

Arrestimi i shqiptarit u bë mbrëmjen e djeshme në zonën “Pontirolo Nuovo”. 25-vjeçari shkaktoi një aksident rrugor dhe pas kontrolleve, ai ra në grackën e autoriteteve italiane. Ndaj shqiptarit me iniciale, E.N, tashmë rëndojnë dy akuza si ajo e shkaktarit të aksidentit, por edhe vepra penale e vjedhjes.

Pasi shkaktoi aksidentin, i riu tentoi t’ia mbathte në këmbë, por aventura e tij nuk zgjati shumë kohë dhe  më pas përfundoi në pranga. Shqiptari fillimisht ka nxjerrë dokumente të rreme greke, ndërsa pas kontrolleve të shenjave të gishtave,  autoritetet  zbuluan se ai  është nga Shqipëria, përcjell “giornaleditreviglio.it”.

Img 20181007 Wa0000 650x392
Img 20181007 Wa0000 650×392

Shqiptari i kërkuar mbante me vete doreza, kaçavida, thika, si dhe mjete të tjera të paligjshme.  Në makinën “Audi A4” shqiptari mbante edhe sende të tjera, të cilat dyshohen se i ka përftuar përmes vjedhjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb