Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një sasi eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara. Arrestimi i tij ndodhi në territorin e Afragola në Napoli, teksa shqiptari udhëtonte me një automjet tip Fiat Punto.

Pas një hetimi rezultoi se shqiptari kishte precedentë penale.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i kishte fshehur eurot në një pjesë të brendshme të mjetit. Bëhet fjalë për 2114 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë në total prej 76350 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb