BERAT – Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore pasi automjeti ka përfunduar jashtë rruge. Shkak i incidentit raportohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të automjetit.

Nga ngjarja janë dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit Armando Osoja 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat dhe djali i tij.

“Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjeksore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për jetën”, njofton policia.

Sipas policisë drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur. Ndërkohë drejtuesi i mjetit Armando Osoja është arrestuar nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb