Karabinierët në Venecia të Italisë kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar.

Shqiptari me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona, duke mos respektuar kështu orën policore.

Policia italiane ndoqi shqiptarin, e ky i fundit tentoi arratisjen. Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të ngjitej mbi murin e një kantieri ndërtimi.

Punëtorët e ndërtimit, pasi panë se shqiptari ndiqej nga policia, e bllokuan atë dhe kjo çoi në arrestimin e të riut nga Shqipëria.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb