Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Hamburg të Gjermanisë, pasi u kap me drogën.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në makinën e shqiptarit, i cili lëvizte dhe pa patentë, u gjet një çantë sportive, brenda të cilës kishte dhe rreth 6 kg marijuanë.

Po ashtu në shqiptarit iu sekuestrua dhe një thikë. Tashmë ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hamburg. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ndërsa shqiptari akuzohet për trafik droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb