Disfata me Republikën çeke nuk ka ulur aspak moralin te Polonia. Siç shihet në fotografitë e shpërndara sot nga faqja zyrtare e përfaqësueses, atmosfera te polakët duket e mirë në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese ndaj Shqipërisë.

I buzëqeshur në fytyrë duket edhe sulmuesi Robert Lewandowski, i cili nesër do ketë përballë mbrojtjen e skuadrës kuqezi.  Takimi Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë të hënën, me fillim nga ora 20.45.

Kombëtarja e drejtuar nga Fernando Santos ka preferuar që stërvitja e ditës së sotme të fillojë në orën 11.00. Fokusi i teknikut ka qenë te ana taktike, por nuk e ka lënë mbrapa as anën psikologjike, teksa ka kërkuar nga skuadra që të jetë sa më e qetë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: