Në javën e 30-të të Bundesligës gjermane, fill pas eliminimit të bujshëm nga Champions League, Bayern Munich rikthehet shpejt te fitorja duke mposhtur pastër, 0-3 në transfertë Arminia Bielefeld. Autogoli i Laursen, Gnabry dhe Musiala ishin autorët e golave në këtë sfidë. Me këtë fitore, Bayern ruan diferencën prej 9 pikësh me B.Dortmund.

Në gjermani dhe jo vetëm flasin për një revolucion të lehtë në shtëpinë e Bayern në përfundim të këtij sezonit, por Oliver Kahn ka një tjetër këndvështrim, të paktën në lidhje me “bomberin” që preferon: “Lewandowski? Në përgjithësi futbollistët e mëdhenj mendojnë të provojnë diçka ndryshe, duhet kohë për ti bindur. Lewandowski ka një kontratë me ne. Për momentin jemi në kontakte me të dhe dëshirojmë të qëndrojë te Bayern sa më gjatë të jetë e mundur.

Lewandowski Haaland
Lewandowski Haaland

Haaland? Është një sulmues shumë i mirë, një opsion interesant për të ardhmen por është shumë larg mundësive tona. Bëhet fjalë për terma financiarë të cilat janë shumë larg imagjinatës tonë”, theksoi ndër të tjera drejtori i Bayern.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb