“Koha ime te Bayern ka përfunduar”, Robert Lewandowski del hapur publikisht, kërkon largimin me çdo kusht nga klubi gjerman: “Bayern është një klub serioz, shpresoj që të mos më bëhen pengesë. Të shohim se çfarë mund të bëjmë në dy javët e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera Lewandowski gjatë grumbullimit të tij me përfaqësuesen polake.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo deklaratë e Lewandowski ka bërë që të përditshmes spanjolle, ata pranë klubit blaugrana, Mundo Deportivo dhe Sport, t’i kushtojnë faqet e para. Nuk është një sekret që “bomberi” kërkon të transferohet te Barcelona. Pavarësisht deklaratave të bëra nga Leva, Khan i kujton që ai ka një kontratë me Bayern deri në 2023.

Mane 11
Mane 11

Në të njëjtën kohë, largohet apo jo Lewandowski, Bayern po mendon për të përforcuar fazën sulmuese. Sipas mediave angleze, Sado Mane pritet të jetë transferimi i parë me palët që kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre. Jo vetëm Mane, në listën e dëshira të Bayern ka përfunduar edhe Romelu Lukaku, por Inter mbetet prioritet për sulmuesin belg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb