Barcelona do të rikthehet te trofetë. Ky është premtimi i Robert Lewandowskit, në një intervistë të dhënë për “La Liga World”. Sulmuesi katalanas u shpreh besimplotë se gjithçka do shkojë mirë dhe ekipi do shkojë sërish te suksesi.

“Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj.Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një Ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga.

Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur” – tha ai.

Wd

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: