Robert Lewandowski, në këtë fund sezoni, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, kjo për vetë faktin se sulmuesi ka një kontratë me Bayern Munich që i përfundon në 2023. Në këtë periudhë palët janë përpjekur të gjejnë një kompromis për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Vetë Lewandowski nuk është shumë i bindur, dëshira e tij është të provojë një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70
2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70

Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Barcelonës, me blaugranët që e kanë vendosur në majën e listës së dëshirave. Sipas Sport, Lewandowski tashmë e ka një çmim: 40 milionë euro.

Sport
Sport

Bayern shpreson akoma që Leva të rinovojë, por nëse duhet largohet, çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duket të paguaj 40 milionë euro. Kjo është një shifër që Barcelona mund ta përballojë, ndërsa i ofrojnë Lewandowskit edhe një kontratë 3-vjeçare, pikërisht detaji që po bën diferencën në këto negociata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb