Lewandowski do t’i kushtojë akoma më shumë Barcelonës. Klubi blaugrana duhet të paguajë 1.25 milionë euro më shumë për çdo sezon që polaku arrin të shënojë 25 gola. Duke marrë parasysh që polaku nënshkroi për katër sezone, shifra mund të arrijë në 5 milionë.

Për momentin, këtë sezon sulmuesi ka shënuar tashmë 17 gola në 16 ndeshje, kështu që gjithçka tregon se në sezonin e tij të parë të Barçës do ta arrijë këtë shifër. Lewandowski po konfirmon pritshmëritë dhe justifikon nënshkrimin e tij.

Polaku kryeson listën e golashënuesve të Barçës me shifra shumë më të larta se pjesa tjetër e lojtarëve blaugrana. Sulmues si Dembélé (4 gola), Ferran Torres (3), Ansu Fati (3) ose Raphinha (1) janë shumë larg numrave të polakut, i cili është goleadori i Barçës së Xavi-t.

Pas eliminimit nga Champions League, objektivi i madh i këtij sezoni është bërë La Liga. Polaku, për momentin, është golashënuesi më i mirë në La Liga. Golat e tij po rezultojnë vendimtarë për Barçën që të konkurrojë, dorë për dore, me Real Madrid, i cili rifitoi epërsinë prej 3 pikësh pasi mundi skuadrën e Barçës në “Bernabéu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb