Robert Lewandowski konfirmoi që në start të Champions League se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, një “bomber” i vërtetë. Në shifra Leva është pa diskutim sulmuesi më efikas që nga sezonin 2019/20 e deri më tani: 120 gola ka shënuar polaku në të gjithë kompeticionet, shumë i shkëputur nga Mbappe e Ronaldo me 76 gola. I lumtur që ka në dispozicion një sulmues të tillë u shfaq edhe Nagelsmann:

Dddd
Dddd

“Jam shumë i lumtur që kam në dispozicion një dyshe si Lewandowski-Muller, mezi prisja të punoja me ta. Jam i lumtur për paraqitjen e bërë por duke rimenduar për ndeshjen besoj se kaluam pak në eufori, mund të zhvillonim një ndeshje më të mirë se kaq”, u shpreh trajneri i Bayern Munich.

Kkkkkk
Kkkkkk

I dorëzuar pas kësaj humbje u shfaq Ronald Koeman: “Kishim vetëm tre sulmues në dispozicion. Sigurisht që dëshirojmë të jemi kompetitiv, por këto jemi, kaq kemi në dispozicion. Kemi lojtarë me një të ardhme të ndritur, futbollistë nga 18-20 vjeç. Duhet të jemi realist, kemi një skuadër të re në moshë por me shumë cilësi, pas disa vitesh do të jenë më të fortë, theksoi trajneri i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb