Robert Lewandowski ka kundër tashmë jo vetëm drejtuesit e klubit por dhe vetë lojtarët e Bayern, të cilët nuk e kanë pritur mirë insistimin e tij për tu larguar nga gjigandët gjerman. Barcelona dhe polaku po bëjnë gjithçka për të mbyllur me sukses këtë transferim, tani edhe senatorët e klubit bavarez kryqëzojnë gishtat që kjo të ndodh sa më shpejt.

Në Mynin erdhi një super lojtar si Sadio Mane por sipas mediave spanjolle, Bayern Munich po projekton edhe një blerje të bujshme, atë të C.Ronaldo-s. Sipas Mundo Deportivo, që i referohet burimeve të sigurta nga Anglia, kjo lëvizje nuk është një thashethem merkatoje por një transferim mese i realizueshëm.

Sport
Sport

Në të njëjtën kohë, Erik ten Hag po bën gjithçka që CR7 të ndihet sa më komod në “Old Traford”, por Bayern është një klub gjigant që plotëson të gjithë kushtet për një lojtar si C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb