Kalimi i Robert Lewandowskit te Barcelona nga Bayern Munchen ishte një nga transferimet më sensacionale të verës. Vetë futbollisti polak ka dhënë një intervistë nga grumbullimi me Kombëtaren, ku nuk ka lënë pa përmendur katalanasit.

“Ndihem mirë te Barcelona, jam përshtatur shumë mirë. E di që rruga për të arritur atje nuk ishte e lehtë, por tani jam te Barça, ku doja të isha, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë tashmë di disa fjalë në spanjisht: Mësova se si të porosis ushqim në një restorant. Me kalimin e kohës, gjithçka do të jetë më e lehtë. Po mësoj se si funksionon një klub tjetër, si drejtohet. Këto janë padyshim përvoja të reja dhe shumë interesante, të cilat do të jenë të dobishme për pjesën tjetër të karrierës dhe jetës sime”.

Polonia: “Kur jam te Polonia, gjithmonë kam një buzëqeshje në fytyrën time. Fakti që kaq shumë gjëra kanë ndryshuar muajt e fundit nuk ka rëndësi. Unë jam gjithmonë i lumtur që luaj për vendin tim” – tha ai.

Uu
Uu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: