Nga Spanja raportojnë se Barça e do me patjetër Robert Lewandowskin, ky i fundit i ndodhur në një situatë të pakëndshme në Mynih mund të jetë i gatshëm për të ulur kërkesat financiare.

Lewa do një aventurë tjetër me katalanasit. Ai mund të ulë dhe pretendimet mbi pagën e tij deri në 15 milionë euro. Në fillim të negociatave, ajo ka qenë diku te 20 milionë euro për tre vite.

Kjo shifër mësohet të ketë vënë në dyshime Barçën për shkak të moshës që ka lojtari, por edhe për faktin se skuadra është duke përjetuar një krizë financiare e shkaktuar nga borxhet e shumta të klubit spanjoll.

Por në këtë pikë, ashtu si klubi dhe lojtari i Bajernit të Mynihut mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ulin shpenzimet. Lewa do të largohet me çdo kusht nga Mynihu dhe ky mund të jetë hapi i parë i zyrtarizimit të kësaj marrëveshjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb