Robert Levandovski nuk ka shënuar me ritmet që kishte mësuar në Gjermani me fanellën e Bajern Mynih, por bilanci i tij, duke llogaritur që është vetëm fundi i muajit shkurt, është përsëri mjaft i mirë. Goli i shënuar ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Europës, e ngjiti atë në kuotën e 25 golave në këtë edicion me fanellën e katalanasve.

Një objektiv i arritur nga polaku i cili ka treguar se i duhet pak kohë që të përshtatet me idetë e lojës së Çavit. Por pesha e këtij goli ka qenë e veçantë për vetë klubin e tij të ri, i cili përveçse nuk ia doli që të vazhdonte më tej në Europë, duke mbyllur që në shkurt pjesëmarrjen ndërkombëtare, do të jetë njëkohësisht i detyruar që t’i paguajë Bajern Mynih një shifër jo edhe aq të vogël.

Sipas akordit për transferimin e Levandovskit nga bavarezët në Katalonjë, në momentin kur ai do të arrinte kuotën e 25 golave me ekipin e ri, atëherë Barcelona ishte e detyruar që të paguante një shumë prej 1,25 milionë eurosh në arkat e Bajernit. Gjë që tashmë është bërë e detyrueshme me rrjetën e kohë të tundur nga polaku në natën e të enjtes./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb