Në Mynih mbajnë frymën, të gjithë tifozët e Bayern janë sy e veshë për të kuptuar se çfarë po ndodh me Robert Lewandowski. Sulmuesi polak nuk është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, një ditë përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Liverpool, është parë i vetëm në palestër. Të gjithë heshtin kur pyeten mbi gjendjen fizike të sulmuesit të vetëm që Niko Kovaç ka në dispozicion, por situata nuk mendohet të jetë aq shqetësuese sa për ti mohuar këtë supersfidë.

1163462 Toptease Article Desktop Com
1163462 Toptease Article Desktop Com

Mediat gjermane shkruajnë se Leva ka pasur një lodhje muskulore dhe stafi mjekësorë nuk kanë preferuar ta ngarkojnë më shumë. Lewandowski po kalon një formë të mirë, këtë e konfirmoi edhe në sfidën e fundit kundër Woflsburg ku shënoi një dopjetë.

Aktualisht, Lewandowski është golashënuesi më i mirë në Champions League por ajo që shqetëson është fakti që në 6 ndeshjet e fundit me eliminim direk, Leva nuk ka shënuar asnjë gol. Pasi u rikthen në krye të Bundesligës, Bayern Munich kërkon të kalojë dhe këtë provë të madhe, në sfidën e parë morën një rezultat pozitiv kundër Liverpool teksa u kthyen nga Anglia me një barazim pa gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb